Sipas Policisë së Kosovës një person ka goditur me makinë viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime trupore në rrugën Deshmoret e Kombit në Mitrovicë. Policia raporton se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka goditur me veture viktimën mashkull K/Shqiptar te cilit i janë shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore me pas i njëjti është liruar ne shtëpi. I dyshuari është arrestuar i cili gjate intervistimit ka pranuar se ka goditur viktimën. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje./drenicapress/
- Advertisement -