Mitrovicë, dy aksidente trafiku me lëndime

 

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë kanë ndodhur dy aksidente trafiku.

I pari në në Mitrovicë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe një pasagjer të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Maxhunaj në mes të dy veturave dhe një kamionete,  ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe një femër shqiptare. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT