Mitrovicë, arrestohet një person për armë mbajtje dhe kontrabandim me njerëz

Arrestohet një person i dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’, ‘kontrabandim me njerëz’ si dhe ndalohen nëntë persona të huaj pa dokumente përkatëse. Policia e Kosovës, sot me datën 15 prill 2015, rreth orës 06:15 ka ndërmarrë një operacion policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës,  me ç’rast është bërë bastisja e një shtëpie në një paralagje të Mitrovicës, në Vaganicë, konkretisht në shtëpinë e të dyshuarit, i cili tanimë është arrestuar:

  • <H H. lindur më 1981                    m/sh/k

Gjatë kontrollit në shtëpinë  e të dyshuarit është gjetur municion i ndryshëm, si dhe nëntë shtetas të huaj të cilët ishin pa dokumentacion përkatës, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor ‘Jugu’.

Gjësendet e konfiskuara gjatë kësaj bastisje janë:

  • Raketahedhës krahu antitank (murtajë) RPG-7,
  • tri (3) projektil të lansuesit RPG-7,
  • katër (4) propellant shtytës të projektileve RPG-7,
  • gjashtë (6) fishekë për pistoletë
  • një (1) karikator.

Në operacionin policor përveç njësisë së Hetimeve Rajonale dhe  Njësisë për  Reagim të Shpejtë, ka marrë pjesë edhe Njësia IEDD, e cila ka bërë tërheqjen e një  raketa hedhësi krahu antitank (murtajë)  RPG-7, tri (3) Projektil të lansuesit RPG-7, katër (4) propellant shtytës të projektileve RPG-7.

Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e prokurorit kompetent, kurse ndaj të dyshuarit A. H. është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT