Mitrovicë, arrestohet me substancë narkotike

 

Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që te i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë totale-10.33 gramë.

Me urdhër të prokurorit dhe GjPP-së është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.