Gjashtë zyrtarë policorë kan ren nën pranga  sot. Sipas burimeve të lajmi.net, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë zyrtarë policorë të rajonit të Mitrovicës. Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbulim të sekretit policor.
Të arrestuarit janë: F. Rexhepi; E. Franca; Rr. Elshani; M. Maloku; R. Bislimi; dhe R. Berisha.
Hetimet janë kryer nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), ndërsa në mesin e të arrestuarve, sipas burimeve të lajmi.net, është edhe një kapiten i Policisë së Kosovës.
F. Rexhepi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti; E. Franca, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, dhe armëmbajtje pa leje; Rr. Elshani, dyshohet për ushtrim ndikimi; M. Maloku, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – zbulim i fshehtësisë; R. Bislimi, dyshohet për trafikim me njerëz – ushtrim i ndikimit; dhe R. Berisha, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – ushtrim i ndikimit.