Mitrovica në zi: Nga COVID vdiqën dy teknikë shëndetësorë dhe një taksist

Mitrovica dje ka përjetuar një prej ditëve më të zeza që nga nisja e pandemisë.

Që nga mëngjesi deri në orët e mbrëmjes, kanë vdekur tre persona, dy teknikë shëndetësorë dhe një taksist, shkruan “Jepi zë”.

Vdekja e parë ishte e teknikut të dhëmbëve, Kujtim Macula, i cili humbi betejën këtë mëngjes.

Rreth orës 18:00 ka vdekur Ahmet Ahmeti, taksisti i njohur nga Zasella.

E në orët e fundit të mbrëmjes, vdiq edhe Sherafedin Mehmeti, i njohur si Sheki.

Me këto tri vdekje, numri total i viktimave në Mitrovicë ka shkuar në 25, numër ky mjaft i lartë nëse krahasohet me qytete të tjera.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT