Komunat e Mitrovicës së Veriut, ndonëse nuk i respektojnë simbolet shtetërore të Kosovës, kur vjen puna për të shpenzuar para nga buxheti i shtetit nuk ngurojnë fare.
Në tenderin që ka shpallur Mitrovica e Veriut, thuhet të jenë planifikuar diku 12 mijë euro për të blerë telefona për Komunën, shkruan Indeksonline.
“Kjo blerje do të kontribuojë në komunikim më të mirë të stafit dhe kështu të përmirësuar punën e Komunës së Mitrovicës së Veriut”, thuhet në përshkrimin e kontratës.
Ndërsa nuk dihet për kompaninë që do ta fitoj kontratën ende, pasi është bërë thjesht njoftimi për kontratë.
Me këtë shumë parashihen të blihen 15 telefona.
- Advertisement -