Këtë pranverë në rajonin e Barelit dhe të Shalës së Bajgorës do të mbjellen 50 hektarë fidane, duke gjelbëruar këtë zonë dhe njëkohësishtë punësuar një numër punëtorësh sezonal.
Drejtori i Ambientit, Enver Uka, ka thënë se drejtoria e tij në bashkëpunim me Agjencinë e Pylltarisë së Kosovës, në muajin prill do të filloj implementimin e projektit për mbjelljen e 50 hektarëve fidanë në rajonin e Barelit në Shalë të Bajgorës, projekt ky që pritet të zgjas 45 ditë, duke dhënë mundësi punësimi sezonal të 28 personave.
“Pas realizimit të këtij projekti, do të fillohet me implementimin e projektit tjetër për pastrimin e pyjeve, i cili do të zgjasë dy muaj. Kjo është një mundësi e mirë që përmes punësimit sezonal t’u ndihmohet rasteve sociale që janë të aftë për punë, në mënyrë që sado pak të ndikohet në përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike”, ka thënë Uka.
- Advertisement -