Mish lepuri në furrë

Përbërësit: 700 g mish lepuri 400g majonezë 2 lugë vaj kripë, piper Përgatitja: Ngrohim furrën në 180 gradë. Lepurin e lyejmë me majoneze nga të gjitha anët. Më pas në një tigan hedhim vajin dhe skuqim mirë mishin e lepurit si dhe shtojmë kripë e piper. Lepurin e skuqur e vendosim në një tavë dhe pasi e mbulojmë me letër alumini, e vendosim furrë dhe e leme për 30-40 minuta,duke i hedhur herë pas here verë të bardhë. E nxjerrim nga furra dhe e servirim të nxehtë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT