Ministrja Bajrami tregon se kur do të ekzekutohen pagesat e pakos emergjente!

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët kanë votuar për miratimin e buxhetit të rishikuar për vitin 2020.

“Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar”.

“Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT