Ministria e Mbrojtjes reagon pas hetimeve ndaj kompanisë që furnizon me ushqim FSK-në

Pas raportimit në media, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me hetimet ndaj kompanisë që furnizon me ushqim FSK-në.

Siç raportohet, janë evidentuar shkelje që kishte bërë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) dhe ajo që është më kryesorja ky tender i ishte dhënë kompanisë “Beni Dona” me çmim prej 1.2 milionë euro më shtrenjtë se kompania që e kishte fituar për tri herë me radhë nga ana e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Mbrojtjes).

Në llogrinë zyrtare në Facebook, kjo ministri thotë se meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyj në procesin e hetimit në këtë rast.

“Në lidhje me publikimin e shkrimeve në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK-në lidhje me publikimin në disa media rreth tenderit për furnizim me ushqim në FSK, ku pretendohet se pavarësisht dyshimit për falsifikim të dokumentacionit nga Operatori Ekonomik “Beni Dona”, se Ministria e Mbrojtjes nuk ka ndërmarr veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje, ju njoftojmë si në vijim:

“Për më shumë, Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi, kompanisë “Beni Dona”, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate.

Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofroj ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cila janë duke u marr me rastin, si dhe kërkon nga organet kompetente që kjo çështje të marr sa më parë epilog ligjor.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT