Ministria e Infrastrukturës financon projektet e Komunës së Drenasit me 1 milion euro

Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministri i MI z. Lutfi Zharku dhe Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për financimin e projektit infrastrukturor në Komunën e Drenasit.

Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore të caktuara më poshtë si: Asfaltimi i rrugëve në Komoran, në vlerë prej 200,000 € (dy qindë mijë euro), Asfaltimi i rrugës Drenas-Gradicë, në vlerë prej 550,000 € (pesë qindë e pesdhjetë mijë euro), Asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Abri-Likovc faza e dytë, në vlerë prej 250,000 € (dy qindë e pesëdhjetë mijë euro).

Komuna e Drenasit falënderon Ministrinë e Infrastrukturës për mbështetje dhe bashkëpunim.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT