Pas dy ditësh besimtarët mysliman në gjithë botën festojnë “Fitër Bajramin”.

Kjo festë vjen pas muajit të Ramazanit ku besimtarët agjërojnë dhe i luten Zotit.

Rëndomtë për nderë të festave, pensionet dhe skemat e tjera sociale përgjatë festave janë ekzekutuar edhe më herët.

Por këtë herë nga Ministria e Financave kanë thënë se pensionistët dhe përfituesit e tjerë duhet të presin afatin e zakonshëm pra datën 24 prill.

“Pensionet dhe skemat tjera sociale procedohen në afatin e zakonshëm”, thuhet në përgjigjen e MF-së për Front Online.

Festa e Fitër Bajramit vjen pas muajit të Ramazanit ku besimtarët agjërojnë dhe i luten Zotit.