Ministria e Bujqësisë ka vendosur që nga ky vit të nisë subvencionimin e kafshëve të therura

Ministria e Bujqësisë ka vendosur që nga ky vit të nisë subvencionimin e kafshëve të therura për mish në vendin tonë, raporton KTV.

Kjo po mendohet të jetë njëra nga mënyrat për të ulur nivelin e lartë të kontrabandës me kafshët për mish që po bëhet nga Serbia.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, me këtë projekt do të dihet më saktë numri i gjedheve që po mbahen në vendin tonë. Ai ka thënë se me 43 milionë eurot e ndara këtë vit numrit të madh të fushave, ku janë mbështetur, i janë shtuar edhe një numër sektorësh, të cilët deri tani nuk kanë pasur mbështetje.

Krasniqi ka thënë se ministria e tij do të bëjë përpjekje që t’u ndihmojë bujqve që të kenë më të lehtë plasimin e produkteve për aq sa ligjet në fuqi e lejojnë një gjë të tillë.

Pavarësisht mbështetjes së madhe, bujqit që përdorin derivate të naftës nuk pritet të kenë ndonjë mbështetje direkte.

Kjo ministri të vetmen mënyrë të mbështetjes është duke e përdorur rritjen e subvencionimit të tokave të mbjella, në mënyrë që të jetë më e lehtë mbulimi i kostos së këtyre shpenzimeve.

/koha.net/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT