Ministria e Arsimit nis “skanimin” e kolegjeve private

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ia ka drejtuar një urdhëresë Inspektoratit të Arsimit për inspektimin e katër institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë, për të cilat ka dyshime që janë duke funksionuar në kundërshtim me ligjin.
Në këtë letër, një kopje të së cilës e posedon “Koha Ditore” , ministri Bajrami kërkon nga Inspektorati që t’ia dorëzojë raportet zyrtare brenda “një afati të arsyeshëm kohor”, deri më 20 mars, në lidhje me gjendjen e katër institucioneve private të arsimit të lartë: universitetin “VPA”- dega në Prishtinë, kolegjin universitar “Biznesi”- degët në Prizren dhe Vushtrri, institutin “Ekoman” në Graçanicë, si dhe “Anadollu” në Prizren.
Ministri Bajrami po ashtu në letër obligon Inspektoratin që “në rast të konstatimit të lëshimeve dhe parregullsive të marrë vendim të menjëhershëm për ndërprerjen e ushtrimit të veprimtarisë arsimore të institucioneve përkatëse dhe inicimin e procedurës adekuate sipas shkallës së cenimit të ligjit”. /Koha ditore/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT