Ministria briktanike e Mbrojtjes premton ndihmë për FSK dhe MFSK

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli priti një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes nga Mbretëria e Bashkuar të kryesuar nga Drejtori për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë zotëri Nick Gurr, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Ian Cliff, Dominic Braitwait shef i Ekipit Këshillues të NATO-s në MFSK, kolonel Richard Parry atashe ushtarak në Prishtinë, Luke Stivens dhe këshilltari ushtarak në MFK kolonel David Jones.
Në takim mysafirët nga Mbretëria e Bashkuar ministri Demolli i njoftoi mbi rrjedhat në FSK dhe MFSK, mbi ceremoninë e sotme të dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantëve të FSK-së, procedurat dhe zhvillimin e procesit për transformimin e FSK-së në FAK, duke falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë në mes të MFSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, për ndihmën në trajnime dhe shkollim të pjesëtarëve të FSK-së, me angazhim e vazhdueshëm, që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët.
Zoti Gurr duke vlerësuar të arriturat e deritashme të FSK-së dhe bashkëpunimin e mirë të deritashëm në të dy ministrive edhe një herë shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar edhe në të ardhmen FSK dhe MFSK në realizimin e detyrave mbi bazën e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive përkatëse të nënshkruar vite më parë.
Delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar në takim të veçantë e priti edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, të cilin e uruan për gradimin dhe detyrën e re, të komandantit të FSK-së.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT