Ministri Shala uron pranimin e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës në FNSH

 

Me rastin e pranimit të Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Shala, uron drejtuesit e Federatës së Shenjëtarisë së Kosovës, dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm të shenjëtarisë së Kosovës.
Po ashtu, ministri Shala përgëzon shenjëtarët e Kosovës, duke iu uruar atyre suksese në avancimin e mëtejmë të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.
Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin,  njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, ka theksuar ministri Shala dhe është zotuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës  në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT