Ministri Shala telegram ngushëllimi familjes Xhafolli

 

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Kujtim Shala, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjes Xhafolli për vdekjen e poetit dhe shkrimtarit Gani Xhafolli. Më poshtë mund të lexoni ngushëllimin e ministrit Shala për familjen Xhafolli.

E nderuara familja Xhafolli,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj dhe shkrimtarit tonë të respektuar.

Ndarja nga jeta e Gani Xhafolli, është një humbje e rëndë jo vetëm për ju, por edhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.

Ganiu, me veprat e tij letrare, do të mbetet një zë i rëndësishëm i letërsisë shqipe, sidomos i asaj për fëmijë. Ai, me vargjet e tij, të shkruara me dashuri për jetën dhe të bukurën, fitoi shumë e shumë lexues, të cilët do ta përkujtojnë përgjithmonë.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt veprën e tij të çmuar letrare.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të autorit Gani Xhafolli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT