Ministri Shala priti shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë

Në takimin që u zhvillua sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërmjet zëvendëskryeministrit Kujtim Shala dhe znj. Isabelle Servoz-Gallucci, u bisedua për bashkëpunimin lidhur me çështje me rëndësi në fushën e kulturës. U theksua nevoja e plotësimit të kuadrit ligjor, si parakushte për të përgatitur infrastrukturën për afirmimin sa më të madh të kulturës, trashëgimisë kulturore dhe të sportit.

 Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës, znj. Galluci, u interesua për objektivat politike të MKRS-së dhe, po ashtu, shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të veçanta, sidomos në kultivimin e dialogut dhe diversitetit kulturor, si vlera të rëndësishme të shoqërisë kosovare.

 Zëvendëskryeministri Shala i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë znj. Galluci dhe punë të suksesshme në implementimin e politikave të KE-së. Shala e falënderoi për gatishmërinë për bashkëpunimin, dhe u shpreh i gatshëm në thellimin e këtij bashkëpunimi, në funksion të realizimit e objektivave që ka Këshilli i Evropës në Kosovë dhe MKRS.

 Zëvendëskryeministri Shala e informoi znj. Galluci për plotësimin e legjislacionit primar, në kuadër të përmbushjes së infrastrukturës ligjore për të realizuar objektivat politike të MKRS-ë. Ai e informoi për draftimin i katër projektligjeve të rëndësishme, si Projektligji për Trashëgiminë, për Kinematografi, të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Projektligji për Sponsorizime në Kulturë dhe Sport; ligje këto që përmbushin kuadrin ligjor për të realizuar objektivat politike të Ministrisë.

 Po ashtu, zëvendëskryeministrit Shala e informoi delegacionin nga Këshilli i Evropës se MKRS po punon intensivisht në katër strategji: strategjinë për kulturë, atë për trashëgimi kulturore, rini dhe sport.

 Shala theksoi se është i gatshëm që bashkëpunimi me KE-në të thellohet më tutje dhe në këtë drejtim duke e parë nevojën që kanë Institucionet e Kosovës për ekspertë të fushave të legjislaturës.

 Ndërkaq, znj. Galluci e përgëzoi për zëvendëskryeministri Shala për punën e deritashme dhe shprehu gatishmërinë e organizatës që përfaqëson ajo për ta mbështetë dhe ndihmuar MKRS-në në arritjen e objektivave të saj. Ajo tha se Zyra e Këshillit të Evropës është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në fusha të ndryshme, përmes ekspertizës dhe mbështetjes në mënyra tjera. Ajo shtroi edhe çështjen e komuniteteve pakicë, me theks të komunitetit RAE, si një çështje me të cilën Kosova duhet të punojë më shumë në kuadër të integrimit sa më të madh të këtij komuniteti, dhe se fokusi i KE-së për të ndihmuar në këtë drejtim është i madh./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT