Ministri Shala: Medalja e bronztë e Norës, medalje historike për Kosovën

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uronxhudistenNora Gjakova, pas suksesit që ka arritur ajo, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike Evropiane, e cila njëherësh është medalja e parë olimpike për vendin tonë. Xhudistja kosovare ka arritur të stoliset me medaljen e bronztë në këtë ngjarje sportive e cila po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

 

“Stolisja e Norës me medaljen e bronztë është një lajm historik për sportin dhe për Kosovën, në përgjithësi. Suksesit të saj i gëzohemi të gjithë”, tha ministri Shala, duke shtuar se ky është një kurorëzim i punës së xhudistes dhe ekipit trajnues të saj.

 

Ky sukses i xhudistes tonë, për Kosovën,përbën një prezantim konkurrues të vendit në arenën ndërkombëtare, por edhe një dëshmi se kemi sportistëcilësorë.

 

“Suksesi i Norës, është një shtysë për nesi MKRS që të punojmë bashkërisht edhe më shumë në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës sportive, avancimit në cilësi dhe konkurrencë dhe në vendosjen e standardit për sportin”, tha ministri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT