Ministri për Kthim, Jevtiq: “Lugina e Diellit” s`është kolonizim

Projekti “Lugina e Diellit” nuk mund të jetë dhe nuk është kolonizim, por rezultat i faktit se kthimi i të zhvendosurve në Kosovë nuk mund të realizohet në ato zona ku ata duan të kthehen , të tilla siç është për shembull Gjakova.

Kështu ka thënë për televizionin publik serb RTS, ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, transmeton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar poashtu se në pesë muajt e parë të këtij viti në Kosovë janë kthyer vetëm 101 persona të zhvendosur, gjë që sipas tij, është pasqyrim më i mirë i mundshëm i situatës në terren.

“Ky është numër i vogël në krahasim me numrin e personave të zhvendosur që janë mbi 200 mijë. 101 persona janë kthyer për shkak të rrethanave në terren, për shkak të sigurisë, ekonomisë dhe shumë mundësive financiare të inistucionit të drejtuar nga unë”.

Sipas ministrit serb, “Lugina e Diellit” është projekti i parë që i jep përgjigje pozitive çështjes së të zhvendosurve.

Ndërkaq,i pyetur rreth qëndrimit të zyrtarëve të Kosovës  lidhur  me këtë projekt, Jevtiq ka thënë se ata janë të interesuar në respektimin e ligjit si dhe që të lëshohen të gjitha lejet e nevojshme, transmeton Klan Kosova.

“Ligji do të respektohet, dhe në këtë kuptim unë nuk shoh ndonjë problem. Nëse ne flasim për ligjin, atëherë ky projekt nuk është i paligjshëm” ka theksuar ai,transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT