Ministri i Diasporës, z. Valon Murati është duke qëndruar në një vizitë zyrtare tre ditore në Republikën e Turqisë.
Sot në Stamboll, në kuadër të kësaj vizite, Ministri Murati Ministri Murati, u takua me një grup të studentëve shqiptarë në Balkan Akademi.
Gjatë takimit, Ministri Murati i njoftoi studentët për objektivat e Ministrisë së Diasporës, me theks të veçantë lidhur me në projektin për krijimin e rrjetit të studentëve dhe të rinjve shqiptar në botë, pjesë e të cilit do të jenë edhe studentët dhe të rinjtë shqiptarë në Turqi.
Në këtë takim ishin të pranishëm studentë nga të gjitha trevat shqiptare si dhe studentë shqiptarë të cilët kanë lindur në Republikën e Turqisë.
Sipas ministrit Murati, një nga investimet më të mëdha të diasporës paraqet edhe “kthimi i trurit” në atdhe. “Ne kemi nevojë të madheedhepër dijen tuaj”, ishte porosia qe z. Murati ua dha studentëve të fushave të ndryshme, të pranishëm në këtë takim.
Në fund të takimit, Ministri Murati u përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve.
- Advertisement -