Ministri Kujtim Shala takoi kryetarin e Komunës së Strugës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Kosovës, z. Kujtim Shala, priti sot në një takim kryetarin e komunës së Strugës, z. Ziadin Sela, me të cilin u bisedua për nevojën e intesifikimit të aktivteteve të përbashkëta kulturore.
Me iniciativën e kryetarit Sela, u propozua organizimi i një jave kulturore në Strugë. Kjo javë kulturore, synohet të realizohet nga Komuna e Strugës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të Javës Kulturore, planifikohen të realizohen aktivite të ndryshme kulturore dhe artistike.
Ministri Shala e mirëpriti këtë iniciativë dhe gjithashtu u dakordua në parim që ky aktivitet të realizohet gjatë këtij viti, me përfshirjen edhe të grupeve kulturore dhe artistike nga Republika e Kosovës.
Pas realizimit të kalendarit të përbashkët kulturor, me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, MKRS, me këtë iniciaitvë po ndihmon në dinamizimin e jetës kulturore ndërnacionale, me qëllim të njohjës, afrimit dhe promovimit sa më të gjithanshëm dhe sa me cilësor të kulturës shqiptare.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT