Ministri Krasniqi vizitoi Skenderajn, pritet nga nënkryetari Nura

 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka vizituar sot Komunën e Skenderajt, me çrast është takuar me nënkryetarin e Komunën e Skenderajt, Fadil Nura.
Në takim me nënkryetarin Nura është biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë, si dhe për programin mbështetës të ministrisë për vitin e ardhshëm, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje shumë kultura bujqësore.
Po ashtu, ministri Krasniqi vlerësoi angazhimin e komunës së Skenderajt në bujqësi, që ka sjellë rezultate. Ai kërkoi që komunat edhe më shumë t’i japin prioritet këtij sektori, pasi ofron mundësitë më të mëdha për zhvillim dhe punësim. Ministri Krasniqi tha se fermerët e komunës së Skenderajt janë mbështetur në vazhdimësi nga ministria dhe kanë arritur që të krijojnë ferma dhe biznese të suksesshme që kanë gjeneruar vende të reja të punës.
Në anën tjetër, nënkryetari Fadil Nura, falënderoi ministrin Krasniqi për vizitën dhe mbështetjen që ministria i ka dhënë fermerëve të Skenderajt. Ai tha se edhe komuna do të ofrojë mbështetjen që sfidat që kanë fermerët e kësaj zone të tejkalohen me mbështetje të ministrisë dhe komunës, por edhe partnerëve tjerë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT