Ministri Krasniqi i befasuar nga qumshtorja “Drena”

 

Qumshtorja “Drena” nga Skenderaj ishte sot në agjendën e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi. Kjo qumshtore ka marrë investime nga kjo ministri dhe ministri Krasniqi u shpreh i lumtur që kjo qumshtore është investim i sukseshëm dhe i qëlluar në këtë trevë.

Ndër tjerash, ai theksoi se edhe gjatë vitit të ardhshëm qumështoret do të mbështeten përmes granteve, të cilat sipas tij po ndikojnë në zgjerimin e këtyre veprimtarive, në rritjen e prodhimeve të qumështit në mbarë vendin dhe me e rëndësishmja hapjen e vendeve të reja të punës.  Krahas kësaj, përmes investimeve të ministrisë, ai tha se qumështoret po arrijnë të sjellin në tregun vendor produkte më cilësi dhe standarde evropiane.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT