Ministri Hoti në takimet pranverore të FMN-sё dhe BB në Uashington

Ministri i Financave Avdullah Hoti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Guvernatori i Bankës Qendrore Bedri Hamza, po qëndron në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrin pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, që do të mbahen më 14 – 21 prill në Uashington.
Gjatë kësaj vizitë ministri Avdullah Hoti pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë të Thesarit amerikan, Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT