Ministri australian për emigrantët: Ata nuk dinë të numërojnë dhe shkruajnë në gjuhën amtare, e lëre më në atë angleze

Ministri australian i Emigracionit, Peter Dutton, ka paralajmëruar se pranimi i emigrantëve analfabetë minojnë sistemin e sigurimit shoqëror dhe rrezikojnë bizneset e australianëve.

“Ata nuk dinë të numërojnë e as të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare, e lëre më të flasin apo numërojnë në gjuhën angleze. Ata njerëz do t’ua zënë vendet e punës australianëve – këtu nuk ka dyshim”, ka shtuar Dutton, transmeton Telegrafi.

Ai beson se shumë emigrantë do të jenë të papunë, dhe se do të presin në radhë të gjata tek institucionet që merren me të papunët, gjë që sipas tij përbën shpenzim të madh.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT