Ministrat e LDK-së si ata të PDK-së, në oda për të mbështetur kandidatin për Drenas [video]

Pjesëmarrjes në fushatën për kryetar të Drenasit nuk i kanë shpëtuar as ministrat nga radhët e LDK-së.

Madje, i janë bashkuar edhe ata prezencën nëpër oda me këngë patriotike.

Pas ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, që këto ditë është parë shpesh në odat e Drenicës duke kërkuar vota për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, edhe numri një i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti është parë në odë.

Për ta “sajdisur” Ministrin nga Rahoveci, këngëtari ka kënduar këngën e Destan Begut, që konakun e ka në Rahovec, raporton Koha.net. Në videon që e ka postuar kandidati i LDK-së për kryetar të Drenasit, Bedri Nika, ky i fundit shihet në mes të këngëtarit e ministrit. Humori aty duket të jetë i mirë.

Përfshirja e ministrave në fushatën për kryetar të Komunës nuk ka mbetur pa u kritikuar nga pjesëtarë të shoqërisë civile, njësoj siç është kritikuar edhe fushata patriarkale e fokusuar kryesisht në oda.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT