Ministrat Bajrami dhe Yagcilar nënshkruan Memorandumin me përfaqësuesit e Microsoft-it

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar dhe drejtor i Microsoft-it për Maqedoni e Kosovë, z. Stefan Pllavjanski, nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi për intensifikimin e bashkëpunimit.

Qëllimi i këtij Memorandumi është të formalizohet korniza e bashkëpunimit në mes MAP- it, MAShT- it dhe Microsoft-it, me ç’rast do të mundësohet qasje dhe pjesëmarrje më e madhe në programet, trajnimet, resurset dhe mjetet teknologjike të cilat janë pjesë e nismave globale të Microsoftit: YouthSpark dhe programi Partner në Mësim.

Ministri Bajrami, me këtë rast ka theksuar se, kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë për sektorin e edukimit, sa i përket ndërtimit të një baze të mirë të bashkëpunimit me një nga kompanitë lidere të teknologjisë informative.

Ministri Bajrami, deklaroi që në kuadër të kësaj marrëveshjeve synojmë realizimin e objektivave tona për përdorimin e teknologjisë dhe novacionit ne edukim, që paraqesin prioritete të Ministrisë së Arsim. Kjo marrëveshje ju mundëson gjeneratave te reja nxënësve, studentëve dhe personelit arsimore të përfitojnë nga platformat e Microsoftit pa krijuar ndonjë obligim financiar dhe juridik për Qeverinë e Republikës së Kosovës. “Ky është një hap i mirë drejt modernizimit të sektorit të arsimit, drejt lansimit të produkteve që kjo kompani ka lansuar në rajon dhe në Evropë. Ne do të punojmë shumë afër me Ministrinë e Administratës Publike mbi bazën e këtij Memorandumi, që shkollat tona të jenë sa më moderne, që nga mësimdhënia e deri te pajisja e shkollave me teknologjinë më të re të edukimit”, tha ministri Bajrami.

Memorandumi do të japë dimension të ri, më të thellë dhe më cilësor të bashkëpunimit me Microsoft. Në tre vitet e ardhshme, në partneritet dhe bashkëpunim me Qeverinë, me universitetet, me organizatat joqeveritare dhe me një numër të madh të kompanive, do të krijohen shumë mundësi për të rinjtë në Kosovë, duke e nxitur zhvillimin e potencialeve te nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT