Kosova nuk ka asnjë interes të marrë pjesë në iniciativën e liderëve të Ballkanit Perëndimor të ashtuquajtur “Mini-Schengen”.

Kështu vlerëson shoqëria civile. E sipas saj ideja e formimit të këtij të ashtuquajtur mini-schengeni ka tendencë të dëmtojë Kosovën duke e paraqitur si shtet jo të rëndësishëm në rajon, raporton KTV.

Për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, partia e tw cilit doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit takimi i Ohrit nuk është dashur të mbahet.

Ai në një intervistë për mediat në Shqipëri ka thënë se si kryeministër do të mbledhë Qeverinë dhe organizatat e shoqërisë civile për të diskutuar për këtë. Iniciativat e tilla rajonale sipas tij duhet të llogarisin në reciprocitet politik e tregtar ndaj Serbisë.

Ndërkohë për përgatitjen e iniciativës “Mini Schengeni Ballkanik”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev, u takuan edhe muajin e kaluar Novi Sad.

Derisa në takimin e mbajtur të dielën Rama kritikoi Kosovën për shkak të refuzimit të pjesëmarrjes duke ua ka numëruar liderëve kosovarë takimet e së shkuarës, ku prezenca e Serbisë nuk ka paraqitur kurrfarë pengese për ta.