Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, thotë se një shoqëri nuk mund të ketë sukses nëse 50% e talentit, potencialit dhe kapacitetit të saj nuk konsiderohet e barabartë.
Derisa ka uruar të gjitha gratë, më rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre, 8 marsit, ka inkuruajuar ato që përkundër vështirësive të ndryshme, të punojnë për një jetë më të mirë.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë:
Urime 8 Marsi, dita e gruas!
Kurrë një shoqëri nuk mund të ketë sukses nëse 50% e talentit, potencialit dhe kapacitetit të saj nuk konsiderohet e barabartë.
Të kujtojmë më shpesh gratë që na inspirojnë dhe ato të cilat na ndihmojnë çdo ditë të vazhdojmë drejt dhe fort përkundër vështërsive dhe paragjykimeve që na rrethojnë.
Mosbesimin e tjerëve ta kthejmë në forcë, me gurët që na gjuajnë të ndërtojmë dhe përqeshjen ta kthejmë në besim dhe respekt.
Forcën nuk do na jep askush, atë duhet marrë vetë.
Urime 8 Marsin, Nëna, motra, shoqe, kolege, të dashura zonja dhe zonjusha kudo që jeni, kalofshi një ditë të bukur.
Le të vendosim për veten tonë sikur e tha Nelson Mendela:
“Vendimet tuaja le të reflektojnë shpresën tuaj, jo frikën tuaj”.
Me respekt,
Mimoza