Mimoza me porosi të qarta për ata që dogjën veturën e Valon Llukës

E para e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar ndaj kërcënimeve që ju bënë mbrëmë Valon Llukës.

Kusari Lila e dënoj ashpër këtë sulm duke e quajtur “Burrnia” e hijenave të natës të cilët identifikohen me sulme prapa shpine me hudhje të fshehta të bombave, me kërcnime kriminale dhe djegie të makinave zgjat deri te momenti kur shteti vendos seriozisht të merret me ta apo vetëm kur një polic me fletëarrest do të ju troket në derë apo në lokal ku i ziejnë idetë kriminale.

Mimoza Kusari e përfundon reagimin e saj duke ju bërë me dije të gjithë atyre që merren me akte të tilla kërcënuese se Në Gjakovë shumë drita janë ndezur e shumë tjera do të vazhdojnë të ndizen deri sa ju lakuriqët e natës të mos keni vend aty më.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të saj

“Burrnia” e hijenave të natës të cilët identifikohen me sulme prapa shpine, me hudhje të fshehta të bombave, me kërcnime kriminale dhe djegie të makinave zgjat deri te momenti kur shteti vendos seriozisht të merret me ta apo vetëm kur një polic me fletëarrest do të ju troket në derë apo në lokal ku i ziejnë idetë kriminale.

Nuk është më rastësi dhe as e falshme të deklarohet se as pas sulmit të katërt kundër individëve të afërt me mua, nuk ka rezultat, nuk ka të dyshuar dhe nuk ka zbardhje të atyre që fshihen prapa këtyre akteve.

Për dorasit dhe porositësit e kam vetëm një mesazh:
Frikacak, burreca dhe të ligë, ju do të vazhdoni të identifikoheni me shkatërrimin, krimin dhe errësiren, ndërsa mos harroni se duhet vetëm një qiri të largojë errësiren.
Në Gjakovë shumë drita janë ndezur e shumë tjera do të vazhdojnë të ndizen deri sa ju lakuriqët e natës të mos keni vend aty më.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT