Miliarderi Tramp kandidat për president të SHBA-ve

 

E mendon prej vitesh, por vetëm këtë herë iu mbush mendja për t’iu bashkua garës presidenciale për Shtëpinë e Bardhë.
Miliarderi amerikan, Donald Trump njoftoi zyrtarisht se do të bëhet pjesë e garës paraprake në radhët e republikanëve për të qenë ai i përzgjedhuri i tyre që do të rivalizojë me emrin që do të dalë nga gara mes demokratëve, për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Trump njoftoi kandidaturën e tij nga “Trump Plaza” në Manhattan.
Ai ka qenë ndoshta kritiku më i ashpër ndaj politikave të presidentit Obama dhe këtë e ka shprehur haptazi disa herë, mes të cilave edhe debati mbi vendlindjen e shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë, që nisi pikërisht prej Trump.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT