Milani mbetet pa tifozë kosovar!

     

    Emërimi i Sinisha Mihajloviç në kreun e skuadrës së Milanit ka sjell shumë pakënaqësi te tifozët kuqezi në Shqipëri dhe Kosovë.
    Madje disa prej tyre tashmë kanë filluar të heqin dorë nga të qenurit tifoz i një ekipi. Një i tillë është edhe Kreshnik Arifi nga Peja, i cili ka vendosur se që nga sot të mos jetë më tifozi i Milanit.
    “Zyrtare: Nga sot AC Milan ka njëtifoz më pak, ky vendim mbetet në fuqi deri në ndërrimin e trajnerit!”, shkroi në rrjetet sociale, Arifi. Një gjest që mund të shoqërohet edhe nga reagime të tjera të tifozëve shqiptar, që nuk pëlqejnë aspak trajnerin serb.