Milani i kohëve të arta (video)

 

Milani ka shënuar fitore ndaj Lacio në “Olimpico” duke demonstruar një lojë të mirë dhe rikthyer në vëmendje Milanin e kohëve të arta që shkelte kundërshtarët e saj.

Milani deri te goli i parë erdhi pas një gjysmë ore lojë, kur shënoi Bertolaci pas një gabimi të Marchetit

Në pjesën e dytët Milani dyfishoi epërsinë, kësaj radhe realizator ishte Mexes, që shënoi me kokë në portë të zbrazët, pasi porteri Marketi kishte bërë një dalje të gabuar nga porta.

Për 3-0 shënoi Bacca pas një kundërsulmi, që la të shtangur mbrojtjen laciale.

Golin e nderit për Lacion e shënoi Kishna gjashtë minuta para fundit.

Me këto tri pikë të reja, Milani arrinë në kuotën e 19 pikë, 5 më pak se Interi kryesues./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT