Milani dhe Sampdoria ndahen në paqe (Video)

Milan nuk ka mundur më shumë se një barazim në San Siro kundër Sampdorias, me rezultat 1:1. Golin për Sampdorian e shënoi Roberto Soriano në minutën e 58’, pas një asistimi të Eto’os. Për Milanin barazoi mesfushori holandez De Jong në minutën 74’. Me ketë barazim Milan renditet në vendin 8 me 42 pikë, ndërsa Sampdoria në vendin 6 me 49 pikë./DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT