Milam Zeka, Behxhet Shalës: Mos u mërzit se edhe mua Haradinaj më tha se po i shërbej SHIK-ut

Gazetari Milaim Zeka, i ka dalë në mbrojtje udhëheqësit të KLMDNJ-së, Behxhet Shala, pas polemikave me Sekretarin Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Reagimin në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Mos u merzit Behgjet Shala

Leter ne mbrojtjen tende

Vetem ata qe e njohin nga afer Behgjet Shalen, e dine cfare burri i mencur, trim dhe i edukuar eshte. Ai eshte kryetar i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut. Eshte burr qe me vite, jo vetem qe ka vuajtur neper burgjet e ish Jugosllavise, po edhe e ka informuar opinionin nderkombetar per krimet serbe ne Kosove, kur te tjeret kane bere kokrren e sefas nen ate regjim.

Dardan Molliqaj, per shkak te nje shkrimi te Behgjetit, e paska quajtur “argat te Shikut”. Begja ja paska kthyer se sipas kesaj hipoteze, edhe Dardani mundet me qene “argat i Bias serbe”!

Po ti miku im, edhe pse shume here nuk pajtohem e nuk pajtohesh me shkrimet e mia, mos u merzite fare per kete akuze. Behu imun, ashtu sikurse une.

Jo me larg se sa te enjten, fill pas perfundimit te ndeshjes, lideri i AAK-se, Ramush Haradinaj, me akuzoj se “po shkruaj sipas instruksioneve te Shikut dhe Kadri Veselit”! Kadri Veseli, bashke me Azem Sylen, shume hargjojne energji neper njerez, duke thene qe une punoj per sherbimin siedez, dhe disa sherbime te tjera.

Une di te them vetem nje gje: une dhe ti nuk kemi punuar kurr, madje as nuk kemi bashkepunuar me njerez te UDB es.

Une di te them nje dicka, teper sigurt, qe une dhe ti, nuk kemi lindur te punojme per dikend. Ne kemi lindur te punojme me dikend.

Deklaratat e tilla, sinqerisht jane xhynah per Dardanin. Per ty, krenari. Dardani po tregohet edhe trim. Nje nate pas nje debati ne RTK, beso gati qe ashte rrah fizikisht me Sadri Feratin e LDK se. Ma shume ka hjek Ridvan Berisha me i nda, se sa me udheheq debatin.

Ruana Zot prej politikaneve kauboja!!!” (sic.), ka shkruar Zeka.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT