Milaim Zeka: Xhavit Haliti bëri mirë që e votoi Konjufcën për kryekuvendar

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se nëse PDK-ja do ta dëgjonte Xhavit Halitin sot për votimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit do të ja kishte dalë më mirë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe në luftë ai ka qenë njeriu më racional e më i logjikshmi.

Shkrimi i tij i pa ndërhyrje:

Me pas degju PDK-ja Xhavit Halitin, ma mire ju kish dale

Edhe ne lufte ka qene njeriu me racional, me i logjikshmi, me komunikuesi. Kur e kane degju, mire ju ka dale. Po ta degjonin ne lufte, Fondi i Qeverise te Bukoshit, do te kalonte ne mbeshtetje te UÇK-se. Disa harambasha i kerkonin paret Bukoshit, ama deshmi nuk donin me leshu.

Xhaviti nuk ka qene ne ata grup. Xhaviti ka qene krejte ma ndryshe.

Sot e paska deshmuar kete. Paska votuar Glaukun per Kryetar te Kuvendit. Ata qe nuk e kane votuar, thone vetem “per inati”! Ky e ka bere “per pike te çefit”! Teper mire ka bere.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT