Milaim Zeka përkrah Xhemajlajn, thotë se u kërcënua nga një deputet i PDK’së

Gazetari Milaim Zeka po e përkrah kandidatin e Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlajn, për kryetar të Komunës së Drenasit. Përmes një postimi, në rrjetin social “Facebook”, Zeka ka shkruar se një deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka kërcënuar atë, vetëm pse ky përkrah kundërkandidatin e kësaj partie.

Ai tregon se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa Komunës së Drenasit, i referohet si lagje e Afganistanit, pasi sipas tij, në atë gjendje e kanë lënë ata që kanë udhëhequr me Kosovën qe 16 vite, transmeton Periskopi.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Cfare demokracie eshte instaluar ne Kosove

Deputeti qe din me kercenu

Mbreme kam vizituar Drenicen. Fillimisht kam ndaluar ne ne lagjen e Afganistanit, qe quhet Drenas. Keshtu e kane lene kete vend ata qe e kane udhehequr Kosoven qe 16 vite.

Kur hyra brenda ne restoran, u takuam me disa grupe, ne mesin e tyre edhe me nje deputet te Kuvendit te Kosoves, ne PDK, njeri i cili dite e nate e ka shajtur lidershipin e kesaj partie, ndersa tash i ka ardhur radha te kercenoje qytetar dhe gazetar.

– Je zhyte keq me tha, qe po e mbeshtete Isa Xhemajlin! Per cka , i thash. Cfare te keqe din ti per Isa Xhemajlin?!

– Po edhe ti je i korruptuar, me tha. Me cka, e pyeta. Deshironte vetem ta leshonte nje fjale si lopa baglen, duke shpresuar qe dikush do ta besonte ne tavoline.

Dhe kushe ma thoshte kete fjale?! Njeriu qe eshte akuzuar si uzurpator. Njeriu i perzier ne 1000 afera biznisore. Njeriu, qe vetem sipas deshmise se nje mergimtari ne Neë York, ka krijuar firma fantome per persticide ne Kosove, dhe e ka mashtruar kete mergimtar, me 140 000 dollar.

Ky deputet, kishte ftyre me e sha edhe Jakup Krasniqin, i cili, zotin deputet, per veprimtari patriotike, dhe intelektuale, e vjerre bash ne koqen e majte.

Kosova, ne mesin e shume problemeve e halleve qe i ka, e ka nje te mire qe nuk e ka asnje vend tjeter: Ketu te gjithe e njohim njeritjetrin. Ketu nuk kemi nevoje per fushata. Puna jone e mire ose e felliqte, na e bene portretin tone perpara cdo qytetari.

E kam thene, e po e riperserise: Per hire te demokracise ne Kosove, LDK ja duhet te mposhtet ne Llap. PDK ja ne Drenice, dhe AAK ja ne Decan. Nuk kemi nevoje per parti krahinash ne shekullin e 21, ne shekullin e internetit. Nuk kemi nevoje me ndi veten mysafir ne asnje cep te trojeve shqiptare.

Une personalisht, e mbeshtes Isen si individ. E mbeshtet vizionin e tije, qendrimin e tije, te kaluaren e tije, sidomos te pasluftes. Une nuk e mbeshtes Nismen, as AAK-ne, as AKR, as LDK ne, po une jam me Isen, i cili, te pakten nuk e rren qytetarin e Drenasit.

Nuk ka casje ma raciste, se sa ai slogani: Nese nuk e votoni PDK ne, do te izoloheni sikurse Malisheva! Po pse, ku eshte Malisheva? Ne Shumadi? Ne Kraleve?

Hajde izolojeni edhe Prekazin, edhe Obrine, futjani nje muri sikur ai i Mitrovices, bash ne dalje te Orllatit! Nese nuk keni para te popullit, te cilat i keni vjedhur qe 16 vite, bane te pakten nje gardh shkoze, qe kush del kendej gardhit, jepni qytek!

A po e shihni se cfare psikologjie raciste, terrori e primitivizmi keni instaluar ne Kosove?! Ani, vazhdoni, cdo fillim e ka nje fund. Ju nuk e dini fundin. Paraja ka ra ne doren e fukarase, e politika ne trurin e budalles, injorantit, demagogut e hajvanatit te stolisur me nje kollare vizelluese, si ato paricat e defatoreve, prandaj ju ka qi nana ketij vendi, e edhe baba ne si qytetar te ketij vendi.

Milloshi na ka rrah, na ka ndjeke, na ka vra, e cka nuk na ka ba, ama dinjitetin kurr nuk ka arritur me na thy. As aanderrat me na i vra. Ju i keni ba te dyjat!!! Pirolla ju qofte!