Milaim Zeka: Ja pse jam pro emërimit të rrugës “Sllobodan Millosheviç”

 

Gazetari Milaim Zeka është shprehur pro emërimit të rrugës në komunën e Ranillugut, me emrin “Sllobodam Millosheviç”. Arsyeja për këtë, sipas Milaim Zekës është sepse vetëm një i çmendur si ai ka mundur ta shkatërrojë ish-Jugosllavinë dhe t’i shndërrojë gjysmën e shqiptarëve në patriotë.

Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Ja dy aresyet pse jam per rrugen Sllovodan Millosheviq

E para, sepse vetem nje i cmendur si ai ka mujt me shkaterru ish Jugosllavine dhe sidomos kombin e vet. Vetem nje i cmendur si ai i ka ba gjysmen e shqiptareve patriot… Dhe e dyta: Me ju tregu shqiptareve se cfare shteti te “forte” kemi ndertu pas luftes. Me ju tregu qe Milloshi akoma nuk ka vdeke…

Edhe ne fund: lumte si ne cfare Afjencioni Informativ te Kosoves qe kemi?!!! Pse po e them kete, ndoshta ja qelloni?!!!

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT