Milaim Zeka godet PDK-në: Publikoni raportet e AKI-së. Kush bëri biznes në Veri qe 16 vjet?

Gazetari Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri në përballjet e tij të fundit me Partinë Demokratike në këtë komunë, edhe pse thotë që në bazë të deklaratave që ka dëgjuar nga Bahtiri, ai nuk do duhej të ishte fare në politikë.

Akuzave të PDK-së ndaj Bahtirit, me pretendimet se kryetari i Mitrovicës ka ba një marrëveshje pas shpine me strukturat paralele serbe, Zeka i përgjigjet duke thënë se “kjo punë asht rrenë e kulluar.”

“Edhe peshqit ne Lumin Iber e dine se kjo pune ashte rren e kulluar. Agim Bahtirin munde ta akuzosh per keqeqverisje (edhe pse edhe ai ma mut se te paret nuk e ka ba), ama leni bre keto fore, se nuk i hane njeri”, shkruan Zeka në Facebook.

Ndërsa, thotë se për të vërtetuar këtë gjë duhet publikuar raportet e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, për të parë se kush ka bërë biznes qe 16 vjet në Veri të Mitrovicës.

“Cilet politikan, cilet deputet, cilat figura publike?! Krejte ne te zeze te Kosoves. Apo kjo agjenci eshte per dosje te sexit, me shantazhu njerez, kush kujte po kcene, neper cilat hotele?!”, pyet Zeka.

Komenti i tij i plotë”

Permes reagimeve, po shihet paniku i pushtetareve real

Akuzat ne drejtim te Agim Bahtirit

Agim Bahtiri, eshte kryetar i Komunes te Mitrovices. I gjysmes, kuptohet. Ai eshte nje politikan, qe per mendimin tim, ne baze te deklaratve qe i kam degjuar, nuk do duhej te ishte fare ne politike. Mirepo kete pune, e vendos elektorati, jo emnimi im.

I kam degjuar deklaratate e tije edhe ne fushaten e Drenasit, edhe po e them sinqerisht, se ne menyre ma foshnjore, nuk do te fliste as Kadri Boshnjaku, i njohur ne ato ane. Po nejse. Nuk eshte teme e ketije shkrimi, figura e tije si politikan, po si kryetar.

Dega e PDK se ne Mitrovice, per ta goditur kete njeri, ka nxjerrure nje deklarate, ku Bahtiri akuzohet, se mbrapa shpines te tyre, “edhe te popullit”, “na paska ba nje marreveshje sekrete, me strukturat paralele serbe, per ndertimin e ketij muri”!

Edhe peshqit ne LUmin Iber e dine se kjo pune ashte rren e kulluar. Agim Bahtirin munde ta akuzosh per keqeqverisje (edhe pse edhe ai ma mut se te paret nuk e ka ba), ama leni bre keto fore, se nuk i hane njeri.

Pse bre nuk po i publikoni raportet e kesaj Agjencise Kosovare te Intelegjences, edhe me pa se kush ka ba biznes qe 16 vite ne veri te Mitrovices? Cilet politikan, cilet deputet, cilat figura publike?! Krejte ne te zeze te Kosoves. Apo kjo agjenci eshte per dosje te sexit, me shantazhu njerez, kush kujte po kcene, neper cilat hotele?!

Mani more, se nese Agim bahtiti eshte njehere fajtor, PDK ja eshte 1000 here. Tregoni more se nuk keni pas koqe me ba kurgja ne ate qytet, as me ndryshu kurgja, as nuk keni me ndryshu edhe 500 vjtet, po ishalla nuk i mbushet mendja Europes edhe Amerikes me me ja ba me sy Serbise, se bash deri ne Komoran kane me pru murin.

Lind pyetja pse? Sepse per 16 vite nuk keni ba shtet. Per 16 vite nuk keni ba kurgja per ate qytet. Per 16 vite vetem e keni kenduar kengen e Shkurte Fejzes: “Jo nuk ndahet Mitrovica”, edhe ate veq kur jeni pi ne veri me shlivovice, edhe keni ndjet permbi cica, te Draganes e Sllobodankes. Ju nuk jeni per shtet. Ju duhet me u penzionu, edhe me u shenderru ne bari delesh. Kete pune mundeni me ba.

Agim Bahtiri u tregu ma budall se ju, veq pse ju eshte pergjigjur kesaj akuze. Besoni qe mem thane qiftat e juaj se kam dale cullak ne rruge, veq me nderoni. Asgje e juaja nuk kish mem fy, perderisa ju e keni katandisur kete vend kaq keq….