Zv.kryeministri Erion Braçe i ka dërguar një mesazh publik ngushëllimi  koleges së tij Blerina Gjylameti, për  humbjen e vëllait të saj.

Ai i kujton deputetes që duhet të bëhet e fortë për prindërit dhe për nipërit e mbesat. Braçe i kërkon Gjylametit të bëhet e fortë për prindërit e saj, që t’ua zbusë sadopak dhimbjen.

Vëllai i deputetes, Elton Maçolli humbi jetën pas një aksidenti me makinë, ndërsa vitin e kaluar Gjylameti u përball me humbjen e së motrës, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Postimi i plotë në Instagram:

Blerinë, mike;

Bëhu e fortë!

E di, është tmerr e rëndë,

një motër e një vëlla kaq pranë ne qiell,

kaq të rinj e familje te lumtura,

por duhet te qëndrosh e fortë!

Je ti tani për prindërit,

dhimbja e tyre është aq e madhe;

Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë, të rriten e të kenë një jetë të re mes dhimbjes pa fund!

Ti mund tua zbusësh,

ti mund tu japësh një jetë të re me kujtimin e fortë të prindërve që humbën.

Ti nuk ke nevojë për kurajo!

Je e tillë, kurajo!

/a.r