Të riut Artan Dreshaj i është dhënë lamtumira e fundit në Pejë. Në varrimin e Artanit sot ishin mbledhur mijëra njerëz për ta përcjellë atë në banesën e fundit.
Dreshaj, i cili ishte i diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë (BUDD CHIARI SYNDROME), ndërroi jetë të enjten, transmeton express.
Për shërimin e tij kontribuuan shumë qytetarë nga e gjithë Kosova, duke filluar aksionet për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e tij, por Artani nuk ia doli.
Artani ka qenë njëri ndër studentët më të dalluar në qytetin e Pejës dhe diplomoi vetëm disa muaj më parë në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, por nuk i bëri ballë sëmundjes nga e cila vuante, kurse ndërroi jetë në një spital në Gjermani.
- Advertisement -