Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mihane Kodra Bekteshi po vazhdon me prezantimin e programit për Rimëkëmbje të shtetit, transmeton DrenicaPress

Së fundmi ajo ka takuar banorët e fshatit Qirez dhe Klinë e Poshtme ku ka marrë përkrahje të madhe si kadidate për deputete.

Bashkë me kryetarin Sami Lushtaku dhe kandidatët për deputetë nga Skenderaj ishim të ftuar në Qirez, si asnjëherë më parë ky fshat po mobilizohet për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës, fitore të cilën do e gëzon e gjithë Kosova!

Klina e Poshtme edhe njëherë fuqishëm e konfirmoi mbështetjen ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, mbështetja nuk mungoi në asnjë qast as për mua si kandidate për deputete për herë të parë.
Ndihem shumë krenare me bashkëvendasit e mi e njëherit edhe shumë falënderuese ndaj tyre!
Vazhdojmë! 96 , shkruan Mihane Kodra Bekteshi. /DrenicaPress/