Microsoft sjell telefonin Lumia 640 me çmim të lirë

    Microsoft ka hedhur në treg telefonin më të ri, Lumia 640, i cili vjen me një çmim shumë të arsyeshme për konsumatorët. Ky telefon kushton vetëm 130 dollarë.

    Lumia 640 ka një ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 LCD dhe densitet 294 pikselë për inç, procesor Snapdragon 400 SoC me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz, së bashku me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB.