Mevlani së shpejti lanson një duet.

Mevlan Shaba, i cili u bë i njohur për publikun si konkurrent i emisionit “Përputhen”, është aktivizuar shumë edhe në muzikë.

Me anë të disa postimeve, ai bëri të ditur që së shpejti lanson këngën e re, e cila kësaj radhe është duet.

Ai postoi një foto, ku shihet krah Sabianit, duke lënë të kuptohet se projekti i radhës është në duet me të.

 

“Së shpejti”, ka shkruar Mevlani sipëri mazhit, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ndryshe, Mevlani para pak ditësh i kushtoi këngë konkurrentes së re të “Përputhen”, Ledianës.