Messi s’është patriot? Shikojeni këtë video e kuptoni të vërtetën

Lionel Messi vazhdimisht është akuzuar se nuk është i njëjti nga paraqitjet e tij me Barcelonën dhe Argjentinën. Madje ai disa herë është akuzuar se nuk ka ndjenjë për shtetin e tij.

Kritikëve nuk ju mjaftoi paraqitja e tij fantastike në Botëror ku u shpall si lojtari më i mirë i turneut të fuqishëm.

Të njëjtën gjë e bëri edhe në Kupën e Amerikës së Jugut ku Messi si futbollisti më i mirë i Argjentinës e udhëhoqi përfaqësuesen drejt finales ku të shtunën do të përballet me Kilin.

Por kjo video tregon më së miri se sa e do Messi fanelën e Argjentinës dhe çfarë emocionesh ka për këtë fanelë.

Videoja shfaqë gjendjen emocionale të Messit në ekzekutimin e penalltive në ndeshjen ndaj Kolumbisë. Messi dukej aq i emocionuar dhe se gjithçka e përjetonte thellësisht.

https://www.youtube.com/watch?t=62&v=liIaAeUtDp4

- Advertisement -

MË TË FUNDIT