“Messi nuk është njeri”

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, ka lavdëruar Lionel Messin për dygolëshin në fitoren 3 me 0 ndaj Bayernit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Messi realizoi dy golat e parë të ndeshjes, ndërsa golashënuesi i tretë ishte Neymar.
“Kemi Messin andaj kjo është një përparësi. Ishte ndeshje e vështirë, por ne patëm shanset për gol dhe luajtëm ndeshjen që donim. Jemi shumë të lumtur, por do të jetë vështirë në takimin e kthimit”, ka thënë Mascherano për ITV.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT