Messi: Më fal Guardiola kam respekt për ty, por do ta eliminoj Bayernin

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është i përqendruar që ta mposhtë Bayern Munichun dhe të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është i bindur se Pep Guardiolës do t’i bëhet një pritje madhështore në Camp Nou, në duelin kundër Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, ai është i përqendruar që ta mposhtë skuadrën kundërshtare dhe të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Bazuar në atë që ka bërë në kohën e tij si trajner këtu, mendoj se do t’i bëhet një pritje e madhe”, deklaroi Messi në konferencë për shtyp.

“Ai i dha shumë klubet dhe vjen prej këtu. Por, mendoj se me përkrahjen e tifozëve do ta fitojmë ndeshjen. Personalisht mendoj vetëm për kualifikim”, u shpreh ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT