Messi i lidhur me drogë?

    Gjithçka ka nisur pas një dëshmie nga një i penduar, që ka rrëfyer se ndeshjet janë përdorur për operacione të pastrimit të parave të fituara nga droga.

    Lionel Messi është një fabrikë parash dhe duket se nga kjo gjë kanë përfituar edhe trafikantët e drogës nga Meksika.

    Ky është përfundimi i një hetimi amerikan në lidhje me ndeshjet për bamirësi të yllit argjentinas dhe të lojtarëve të tjerë të Barcelonës.

    Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle “El Mundo”, që shpjegon se ndeshjet e futbollit të quajtura Messi&Friends, të luajtura në shumë vende të Amerikës së Jugut në vitet 2012 e 2013, janë nën hetim nga DEA (Agjensia anti-drogë në USA), që dyshon se pas këtyre miqësoreve fshihet karteli i madh i drogës në Meksikë, Los Valencia, shkruan “Sportal”.

    Gjithçka ka nisur pas një dëshmie nga një i penduar, që ka rrëfyer se ndeshjet janë përdorur për operacione të pastrimit të parave të fituara nga droga.